Gjykata ka liruar nga të gjitha akuzat të pandehurin Mikel Qupi, i cili u akuzua se kishte tentuar të vriste deputeten e Kuvendit të Kosovës,
Në atë kohë, Mimoza kusari ishte kryetarja e Gjakovës.
I akuzuari Mikel Qupit është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës, si[as vendimit që u dha nga Gjykata e Gjakovës.
“Gjykata e liroi të pandehurin meqë vërtetoi se nuk janë vërtetuar akuzat ndaj tij”, tha kryetari i trupit gjykues, Gëzim Pozhegu.
Mikel Qupi akuzohet se u mor vesh me dy shtetas të Shqipërisë për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muajit korrik të vitit 2015. Qupi sipas Prokurorisë u premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë, njëri nga të cilët ishte Gramoz Nukshiqi.
Qupi ka mohuar fajësinë në vazhdimësi gjatë procesit gjyqësor.
(F.M/Faxweb)