Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë mjaft të fortë pas protestës së ditës së sotme ku protestuesit u dhunuan, ndërsa deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi u gjakos.
Ajo ka paralajmëruar Ramën të mos dalë në rrugët e Tiranës shëtitje apo të pijë kafe sepse gjaku i Floidës do të lahet.
“Antikushtetushmëria dhe kriminaliteti janë bërë një tipar dallies i Edi Ramës. Por sot nuk jam për ta përsëritur atë cfarë ndodhi. Edi Rama urdhëroi arrestimin e 8 vajzave të reja se i kishin dalë me një parullë për ta ndërgjergjësuar që t ë iki e të mos kthehet më. Shqiptarët nuk e duan më. Ai urdhëroi arrestimin e vajzave dhe urdhëroi ushtrinë e tij të drogës që ti ndalojë.
E ftoj Fatmir Xhafajn të hetëojë shefin e Komirsariatit të Rinasit që të hetojë atë edhe për fjalorin dhe dhunën banale. Por nuk mund të rri pa permendur edhe gjakosjen e Floida Kërpaçin. Sot ishin mijëra shqiptarë në shesh, nesër do të jenë dhe më shumë. Do tu drejtohemi shqiptarëve qytet më qytet. Ta harrojë që gjaku i Floida Kërpaçit do mbesë pa u larë. Nuk do të pijë kafe anjëherë i qetë dhe nuk do të shëtisë asnjëhere i qetë në rrugët e Tiranës. Gjaku i Floida Kërpaçiit do të lahet”, tha Kryemadhi. (B.H/Faxweb)