Parlamenti sot zgjodhi kryprokuroren e përgjithshme të përkohshme Arta Marku, e cila u zgjodh nga maxhoranca në një situatë mjaft të tensionuar.
Ndërkohë, të gjithë po flasin për Arta Markun, dhe nëpër media emri i saj është përmendur gjatë gjithë kohës gjë që ka nxitur dhe kurizitetin e njerëzve për ta njohur dhe e kanë kërkur nëpër rrjete sociale e kryesisht në Facebook duke i dërguar kërkesa miqësie.
Por në vend të saj ftesat për miqësi i ka marrë Arta Marku, punonjëse e Biblotekës Kombëtare dhe gazetare në RTSH, e cila ka shkruar se unë nuk jam kryeprokurorja dhe se do te vijojë të merrët me gjëra të përkoshme.
Postimi i plotë
Sa shumë ftesa për miqësi, mesazhe dhe pëlqime në postimet e mia, këtyre çasteve…
Por… nuk jam KRYEPROKURORJA.
Unë do të vijoj të merrem me gjëra aspak të përkohëshme, me LIBRA, me shkrimtarë e poetë… gjithnjë në BIBLIOTEKË.
(M.Q/Faxweb)