Pak ditë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se Prokuroria e Catanias ka mbyllur hetimet për dosjen e Habilajve. Mes të tjerave u tha dhe se për ish-ministrin Saimir Tahiri nuk do të kishte hetime. Po nuk është tamam kështu situata sipas gazetarit Basir Çollaku.
Sipas gazetarit në Shqipëri po mbërrin një tjetër dosje, ajo e ‘’financierit” Nazer Seiti, i cili u arrestua pak kohë më parë në Vlorë, e bashkë me të do të ketë hetime edhe për Tahirin.
REAGIMI I ÇOLLAKUT:
Tahiri, Seiti, Habilaj, nje hetim me vete ne Catania, mberrin dosja e “financierit”.
Sajmir Tahiri dhe te tjere persona ne hetim jane pjese e nje dosje te pamberritur ne Gjykate. Dosja qe ka ikur per gjyq te premten ne Catania nuk ka emrin e ish ministrit te brendshem Sajmir Tahiri. Gjithashtu ne kete dosje nuk eshte ende per gjykim as Nazer Seiti, quajtur “financieri” i cili eshte i arrestuar dhe gjendet ne burg ne Tirane. Saimir Tahiri po hetohet veçmas me Nezar Seitin,Sabaudin Celaj Dhe Florian Habilaj nga Prokuroria e Catanias.
Deri me tani “pengese” per te mbyllur hetimet eshte bere mos-ekstradimi i Nazer Seitit nga Shqiperia per ne Itali. Sot ne Gjykate ka mberritur dosja per “financieri ” nga Italia ku kerkohet ekstradimi. Hetimi me metoda speciale eshte shume i rezervuar ne nxjerrjen e te dhenave te dosjes, pasi italianet nuk kane qene besimplote gjate procesit te deritanishem. Gjykata do te caktoje nje seance ditet e ardhshme per te vendosur ekstradimin. Nderkohe i arrestuari e ka dhene pelqimin dhe eshte dakort te gjykohet ne Catania.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post