Zgjedhja e kryeprokurores Arta Marku dje në Kuvend është shoqëruar me detbate të forta mes palëve politike. E megjithatë prokurorja e Shkodrës arriti të zgjidhej me forcën e kartonit.
Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, politikanë dhe gazetarë kanë dhënë opnionin e tyre për të gjithë atë që ndodhi në seancën parlamentare por edhe gjatë protestës së opozitës.
Deputetët Luan Baçi i PD dhe Endrit Brahimllari i LSI, zëdhënësja e PD Ina Zhupa dhe gazetarët Apollon Baçe, Denis Minga dhe Isuf Kurtaj, kanë ndarë mendimet e tyre lidhur me situatën e krijuar. Ja deklarat e tyre të bërë gjatë emisionit:
LUAN BAÇI, deputet i PD:
“Lidhur me incidentin me Sali Berishën Gramoz Ruçi nuk e ndaloi Berishën për të folur. Berisha u nis për të marrë fjalën për procedurë. Nuk e di nga kush e mori urdhrin Garda për ta ndaluar dhe për të gjithë ne ishte e habitshme. Ndoshta ishte Rama por Ruçi nuk ishte. Ruçi ia dha fjalën. Madje ai artikuloi frzën “për procedurë”. Ishte e turpshme moment se si gjatë betimit garda mbronte kryeprokuroren me çadër. Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e parlamenti shqiptar. Protestat e opozitës do të vazhdojnë në janar. Nuk do ndalemi asnjëherë. Ka patur në PD disa mendime të ndryshme edhe deri djegien e mandateve. Por në fund u vendos që të vazhdojmë protestat”.
APOLLON BAÇE, akademik:
Ka një koicidencë. Sipas horoskopit kinez, janari është muaji i peshkut të madh. Të shikojmë se çfarë do ndodhë. PS ka bërë një gabim fatal. A nuk kishte kohë dhe mundësi Rama dhe mazhoranca të zgjidhet KLP-në, pra përfaësuesin e shoqërisë civile. Nuk ka dashur dhe nuk e zgjodhi. Ndërsa kjo që pamë dje është një simbiozë politike. Të dy palët kanë fajë. Pak a shumë të tre palët janë të kënaqur që ndodhte në këtë situatë.
INA ZHUPA, zëdhënëse e PD:
“Arta Marku ka shumë mundësi të bëhet kryeprokurore e përhershme. Nëpërmjet saj çdo prokuror mund të transferohet nga detyra dhe ti hiqet dosja. Arta Marku është e zgjedhura e Edi Ramës. Kryeprokurorja Marku u betua që do respektojë kushtetuën duke shkelur kushtetutën. Jemi me parimet e demokracisë amerikane por kushtetuta në këtë rast është dhunuar. Kryeprokurorja ka mjete presioni të urdhëruar çdo prokuror tjetër për të hapur dhe mbyllur dosjet. Çdo prokuror mund të hiqet nga puna, mund të transferohet dhe mund të kërcënohet.
ISUF KURTAJ, gazetar nga Kosova.
“Opozita e Shqipërisë imitoi Vetëvendosjen por pa patur një kauzë dhe opa qenë e vendosur. Kjo situatë nuk është suprizë. Por Partia Demokratike nuk i shkon deri në fund një çështje. Vetëvendosja nuk e lejoi për gjashtë muaj demarkacionin. PD këtu nuk ka asnjë shans ta bëjë këtë”
DENIS MINGA, gazetar i Report TV:
“Arta Marku dukej shumë e frikësuar. Ka vetëm një detyrë nxjerrjen nga zyra të Adriatik Llallës. Kryemadhi sot është një kosto e madhe për presidentin e republiëks. Ajo është luftarake por sot ishte emocionale. Përsa i përket zoti Basha unë e shikoj në siklet atë në këtë situatë”.