Duke lënë pas çështjen e zgjedhjes në mënyrë të njëanshme të kryeprokurores nga ana e mazhorancës, ish-ministri Ylli Manjani është ndalur sot në një tjetër çështje. Varrezat e ushtarëve grekë në Korçë.
Sipas tij Rama, duke e quajtur kryeujk, në mes të errësirës së puçit kushtetues dha vendimin për varrezat greke në Korrcë. ‘’ Mirë politikanë, po a ka historianë analistë e qytetarë ky vend apo jo?! Asnjë sflet më!!”, shkruan Manjani duke hedhur vërtet një temë të nxehtë në diskutim.
“Në mes të mjergullës së puçit Kushtetues, kryeujku vendosi të ndërtojë varrezat greke në Korçë! Ashtu si në Kosinë, pritet që të ketë një “boom” ekonomik nga tregëtia e kockave edhe atje… Mirë politikanë, po a ka historianë analistë e qytetarë ky vend apo jo?! Asnjë sflet më!!!”, shkruan Ylli Manjani.
Për vendimin e qeverisë shqiptare reagoi sot dhe ministri i jashtëm grek, i cili u shpreh se kur diplomacia di të punojë nuk ka nevojë që të bërtasin të tjerët.
(E.K/FAXWEB)