Ditën e djeshme në Kuvend u zgjodh kryeprokurorja e re Arta Marku. Ajo njihet si shoqja e deputetit socialist Ulsi Manja, pasi së bashku ata kanë qenë në Prokurorinë e Shkodrës. Marku ka qenë një nga kandidatet më të favorizuara që prej fillimit, edhe pse në karrierën e saj nuk ka ndonjë çështje shumë të madhe për të cilën ka hetuar.
Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme është diplomuar si juriste në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë në “Universitetin e Tiranës”.Në vitin 2002 ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës ,Tiranë.
Nga viti 2003 dhe në vijim është trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga institucione akademike si Shkolla e Magjistraturës,Universiteit i Gjenevës,Fakulteti i Drejtësisë ,TAIEX,OPDAT etj.Arta Marku ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për dy vite në periudhën 2001-2002.
Po çfarë thotë vetë Ulsi Manja për lidhjen me Arta Markun:
Kam punuar në Shkodër me Zonjën Marku, kam qenë për disa kohë eprori i saj. Dihet problematika e Shkodrës. Është një nga qytetet e mbarsur me situata kriminale. Çdo prokuror që punon në Shkodër për 15 vjet e meriton të jetë Kryeprokuror. Nga ana tjetër, jemi mësuar që të zgjedhim prokurorë nga Tirana, që rinë të “Rogner”, “Sheraton”, apo “Plaza”. por ka të denjë dhe të rrethet.
Zonja Marku hetuar në Shkodër çështjet më të vështira në Shkodër, ato të krimit të jetës. Ka integritet profesional. Njihet si një prokurore shumë korrekte. Së pari, më vjen mirë që vjen një zonjë në krye të institucionit. Në karrierën time kam ndërruar pesë prokurori. Njoh 70% të prokurorëve që ka Shqipëria. Nuk kam ndikuar për zgjedhjen e saj.
(E.K/FAXWEB)