Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Korçë, ku mbeti plagosur shtetasi Mina Zoja, 39 vjeç. I plagosuri niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Fax News raporton se i plagosuri është jashta rrezikut për jetën, por vetë Zoja ka kërkuar që ta nisin drejt Tiranës.
Shtatasi raportohet se është me precendente të mëparshme penal. Ka qenë i dënuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike. I plagosuri ka qenë i dënuar në Gjermani dhe Shqipëri. Dyshohet për prishje të pazareve. Nuk ka pranuar të jap asnjë detaje para grupit hetimor për ngjarjen e rëndë.(M.Q/Faxweb)