Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit Visho Ajazi Lika ka bërë një gabim të paparanueshëm.
I ftuar në emisionin “360 gradë.al” Berisha tha se për të Visho Ajazi ka bërë një gabim të papranueshëm për shkak të momentit kur u largua. Kjo sepse sipas tij ai zgjodhi pikërisht kohën kur Edi Ramës po I dridheshin gjunjët.
Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se nuk nuk është dakord që shefi i SHISH të ketë mandat të pakufizuar por mandate i tij të jetë i përcaktuar, madje shtoi se nëse Rama do të sillte një ligj të tillë ai do ta kishte votuar.
“Visho Ajazi bëri gabim të papranueshëm në momentin që u largua. Ai u largua në momentin që Edi Ramës po i tundeshin këmbët.
Qëndrimi im për shefin e Shërbimit është që ai duhet të ketë mandat të përcaktuar. Nëse Rama do sillte ligjin për mandatin e Shefit të Shërbimit Sekret Sali Berisha do ta votonte në mënyrë më absolute.
Ai përfaqëson vendi atje por nëse kjo është bërë mbi bazën e një marrëveshjeje kjo është shumë e rëndë”, tha Berisha. (B.H/Faxweb)