Policia e Korçës ka shpallur në kërkim dy shtetas për ngjarjen e ndohur mbrëmë, ku shtetasi Mina Zoja mbeti i plagosur në këmbë nga atentati. Fax News raporton se autorën e ngjarjes janë xhaxhai dhe nipi i të plagosurit, pra Mehmet dhe Sefer Dadushi.
Nderkaq po nga të njëjta burime mësohet se prokuroria ka sekuestruar telefonin e doktorit dhe kartelën e të plagosurit pasi dyshohet se transportimi i të plagosurit drejt Tiranës është bërë pa lejen e prokurorisë dhe gjëndja e tij ka qenë jashtë rrezikut dhe jo e nevojshme për mjekim të specializuar. (M.Q/Faxweb)