Ajo u përfol nga të gjithë për ndërhyrje estetike në fytyrë, por vëtë këngëtarja nuk ka pranuar që të flasi për këtë gjë. Flaka Krelani një nga artistet shqiptare me një vokal dhe talent të jashtëzakonshëm ka qenë e ftuara e rradhës tek “Rudina”,
Këngëtarja e njohur në një rrëfim për jetën dhe karrierën, është pyetur dhe për operacionet plastike që ka bërë në fyryrë. Ajo ka rrëfyer për herë të parë rreth ndërhyrjeve që ka kryer duke kofrimuar këtë fakt.
Flaka është shprehur se kësaj pyetje gjithmonë nuk i është përgjigjur, por tani ndjen që duhet të jetë e sinqertë me publikun. “Unë kësaj pyetjeje nuk kam preferuar t’i kthej një përgjigje. Por ndjej që tani duhet të jem e sinqertë me publikun që më ndjek.
Të gjithë në ditët e sotme bëjnë ndërhyrje që të duken mirë. Të njëjtën gjë kam bërë edhe unë. Unë dua që në skenë të dukem mirë. Nuk besoj se ka diçka të keqe këtu”,-është shprehur Flaka.(M.Q/Faxweb)