Ambasada Gjermane fton të gjithë studentët shqiptarë që kanë dëshirë të punojnë në Gjermani se më datën 21 dhjetor do të njihen me procedurat e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme për punësim sezonal në Gjermani.
Në njoftimin zyrtatrë të shpërndarë nga ambasada thuhet se nëse jeni student mbi moshën 18 vjeç? Keni njohuri të gjuhës gjermane? Keni dëshirë të punoni gjatë muajve të verës në Gjermani? Mund të ndiqni procedure e alplikimit që do të prezantohen nga DIMAK Albania më datë 21.12.2017, ora 15:00, pranë Qendrës Rinore Tiranë.
Njoftimi i Ambasdës
DIMAK Albania do të filloj fushatën e saj me informimin në qytete të ndryshme të Shqipërisë mbi mundësinë e punësimit sezonal në Gjermani. Ky program zbatohet prej Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani (Bundesagentur für Arbeit). Duke qënë se punësimi në fjalë është sezonal, maksimumi i qëndrimit dhe kontratës është 90 ditë dhe nuk është e nevojshme që fituesit të aplikojnë për një vizë në ambasadë, por duhet patur parasysh që fituesit të mos kenë patur shkelje kohëve të fundit të vizës turistike që zotërojnë. Kriteri bazë për të konkuruar në programin e punësimit sezonal është gjuha e cila duhet të gjendet në një nivel të mirë dhe përpos kësaj, eksperienca të mundshme pune të cilat vijnë në favor të punëdhënësve.(M.Q/Faxweb)