Bristol City ka arritur të mposhtë 2:1 Manchester Unitedit duke e eliminuar kështu nga Carabao Cup.
Bristol City, edhe pse skuadër e dytë e ligës angleze ka bërë një paraqitje mjaft të mirë ndaj Manchester Unitedit.
Golat për Bristol i shënuan Bryan dhe Smith, ndërsa golin e vetëm për Unitedin e shënoi Zlatan Ibrahimovic por që shërben thjeshtë për statistika.
Bristol kështu bëhet skuadra e katërt që kalon në gjysmëfinale, pas Manchester City, Arsenal dhe Chelsea.
Ndërkohë që në në gjyysmë finale të Carabao Cup Bristol City do të ndeshet me Manchester City, ndërsa Chelsea do të përballet me Arsenal. (B.H/Faxweb)