Një ekuipazh i një anije detare në Amerikë, shpetoi një breshkë deti e cila kishte ngecur mes 800 kilogramëve kokainë, me vlerë 53 milionë dollarë, thanë Rojet Bregdetare të SHBA.
Pakot me kokaninë mbase u hodhën në det nga ndonjë mjet lundrues ndërsa ndiqej nga autoritetet, por fijet me të cilat ato ishin lidhur mbërthyen edhe breshkën e detit që duhet të ketë notuar mes tyre për të gjetur ushqim
Roja bregdetare Ens. Mark Krebs, komandanti i misioneve të ndjekjes, tha se pasi ekipi i tij arriti të kapi breshkën në rrjet, ata menjëherë e vunë re breshkën e detit të ngatërruar me kokainë.
Ekuipazhi i anijeve punoi për të liruar breshkën e detit dhe pa që në të ishin ngatërruar 1,800 paund kokainë – me vlerë 53 milionë dollarë.(M.Q/Faxweb)