Ylli Manjani është shprehur se ndihet i ofenduar nga vendimi i Qeverisë për të ngritur një varrezë tjetër të huaj në territorin tonë.
“Nuk po i hy teknikaliteteve të atij vendimi faqezi, sepse është skandal juridik e llogjik më vete! Vendimi nuk përcakton asgjë, as vendin e gërmimeve e as vendin ku do ndërtohet gjëma! E lë të hapur mundësinë që Grekët të ndikojnë direkt tek autoritetet lokale. Për ca Evro dhe noi pasaportë bëhet kudo një varrezë.”, u shpreh Manjani.
Ai shton më tej se dy janë mundesitë sesi mund të goditet ligjerisht ky vendim faqezi. “Dy janë mundësitë teorike: të goditet në Gjykatën Administrative të Apelit ose, në Gjykatën Kushtetuese. Tek kjo e fundit duhen justifikuar papajtueshmëritë me nenet e Kushtetutës.”, shkruan Manjani.
REAGIMI:
Ftesë për mendim dhe reagim.
————
Si qytetar i Republikës së Shqipërisë ndjehem i fyer nga vendimi i Qeverisë për të ngritur një varrezë tjetër të huaj në territorin tonë!
Nuk po i hy teknikaliteteve të atij vendimi faqezi, sepse është skandal juridik e llogjik më vete! Vendimi nuk përcakton asgjë, as vendin e gërmimeve e as vendin ku do ndërtohet gjëma!
E lë të hapur mundësinë që Grekët të ndikojnë direkt tek autoritetet lokale. Për ca Evro dhe noi pasaportë bëhet kudo një varrezë.
Por jam shumë i fokusuar tek mundësia se si mund të goditet ligjerisht ky Vendim faqezi!
Dy janë mundësitë teorike: të goditet në Gjykatën Administrative të Apelit ose, në Gjykatën Kushtetuese. Tek kjo e fundit duhen justifikuar papajtueshmëritë me nenet e Kushtetutës. Kjo përpjekje kërkon mendime dhe sugjerime, veçanërisht nga juristë. Ndaj mirëpres çdo mendim. Pra pyetja është: si mund të goditet ligjërisht ky vendim? (J.V/Faxweb)