Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj vendimit të sotëm për dënimin me 10 ditë jashtë parlamentit të deputetëve të opozitës. Sipas Vasilit trafikantet e Rilindjes i kanë shitur Shqiperinë drogës dhe krimineleve.
“Trafikantet e Rilindjes ose Esat Pashe Toptanet e rinj, qe ia kane shitur Shqiperine droges dhe krimineleve, denojne deputet me te rinj te Parlamentit se mbrojten Kushtetuten dhe Shqiperin딑 u shpreh ai.
Ditën e sotme u përjashtuan nga seanca 7 deputetët e opozitës për 10 ditë. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Byrosë Parlamentare. Kështu nga punimet e Kuvendit për dhjetë ditë do të përjashtohen deputetët: Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka, Bardh Spahia, Monika Kryemadhi,
Kejdi Mehmetaj,Endrit Brahimllari.
REAGIMI:
Trafikantet e Rilindjes ose Esat Pashe Toptanet e rinj, qe ia kane shitur Shqiperine droges dhe krimineleve, denojne deputet me te rinj te Parlamentit se mbrojten Kushtetuten dhe Shqiperine. Dihet fundi i Esat Pashe Toptanit dhe cdokujt qe shet atdheun.
Shqiptaret nuk falin… (J.V/Faxweb)