Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, njëheresh kryetare e komisionit të Sigurisë ka reaguar së fundmi pas nxjerrjes së mesazheve në emisionin “Opinion”.
Mbrëmë e ftuar në “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku , Felaj ka komentuar mesazhet të publikuara në celularin e saj që ofendonin gazetarin Blendi Fevziu gjatë emisionit “Opinion” në “Tv Klan”. “Nuk ma merrte mendja kurrë që në vitin 2017 të të përgjonin nga vrima e çelsit”, tha Felaj. Këto mesazhe Felaj i shkëmbente me burrin e saj gjatë emisionit.
MESAZHET:
Ermonela Felaj: He me se ndërhyn si plehre ku
Ermonela Felaj: Po kur të marr fjalën do të them
Bledi: Vazhdo se febziu ka qen negativ prandaj mderhy kur të duash e merre vet fjalën se edhe ai që drejton legen e negativ ka qenë x ket proces dhe artën në veçanti prandaj mos prit po fol kur të jet se edhe muci me duket pak si kot
Ermonela Felaj: po po ( bashkëbisedimi mes Felaj dhe bashkëshortit është zbardhur siç ata shkruajnë në WhatsApp, me gjithë gabimet drejtshkrimore). Mesa duket Felaj nuk do të jetë më pjesë e ndonjë paneli të Blendi Fevziut. (J.V/Faxweb)