Prej disa ditësh në vendin tonë është ashpërsuar shumë gjuha mes palëve politike, ku nuk kanë munguar as kërcënimet e drejtpërdrejta. Më i fundit ishte dje nga ana e Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në drejtim të kryeministrit Rama.
Duke folur për sjelljen e saj në parlament, ku qëlloi me çizme Kryeministrin, Kryetarja e LSI-së shkoi edhe më tej duke iu referuar shembujve të historisë dhe ngjarjeve të Parisit, ku më e bujshmja është vrasja e Esat Pashë Toptanit, 97 vite më parë nga Avni Rustemi.
“Çizmja është simboli paralajmërues për këtë junt të krimit dhe të drogës që po vendoset në Shqipëri. Nuk ka për t’u ndalur, sepse nuk kanë për t’u ndalur shqiptarët, sepse shqiptarët e kanë vendosur drejtësinë në mes të Parisit e jo më në Tiranë.”
Të njëjtin qëndrim të Kryetares së LSI-së e ka përforcuar edhe Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se dihet fundi i Esat Pashë Toptanit dhe çdokujt që shet atdheun, shqiptarët nuk falin. Mirëpo nga e gjitha kjo gjuhë e ngarkuar retorike duket se është ‘’frikësuar” moderatori Edi Oga, i cili thotë se imagjino nëse atentatorët do të ngatërronin objektivin.
“Në TV Klan dëgjoj: LSI kërcënon me vdekje Edi Ramën! Kjo është e frikshme për mua! Atentatori mund të ngatërrojë mbiemrin e objektivit…”, shkruan moderatoro.
(E.K/FAXWEB)