08:10 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vrasja me dy plumba e Policit, autori shfaq pendesë. Ishin miq të ngushtë

10:18 | 22/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja me dy plumba e Policit, autori shfaq pendesë. Ishin miq të ngushtë

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Dibër, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një efektiv policie. Ardian Roçi 50 vjeç u qëllua nga kolegu i tij, Naim Musliu 53 vjeç.

Viktima ishte me detyrë specialist i IT (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër). Paraprakisht, bazuar edhe në dëshminë e dhënë nga autori, i cili është vetë- dorëzuar te kolegët e tij, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre. Grupi hetimor nuk përjashton as mundësinë që ata të kenë qenë të dehur. Autori dhe viktima kanë qenë miq të ngushtë mes tyre.

Dy plumba pas qafe, njëri prej të cilëve e ka përshkuar edhe në gjoks, e kanë lënë të plagosur rëndë 51-vjeçarin. Duke parë gjendjen e tij, Naim Muliu, i cili është me detyrë ndihmësspecialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka marrë rrugën menjëherë drejt spitalit të Peshkopisë. Atij i janë dashur rreth 30 minuta për ta dërguar të plagosurin në spital, ndërsa gjatë rrugës ka sinjalizuar edhe kolegët e tij për atë që kishte ndodhur. Në dëshminë e tij autori është shpehur i penduar në lidhje me atë ç’ka ndodhur. 

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:10, Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin A.R., me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit.

REAGIMI I POLICISË

DIBER- Më datë 21.12.2017, rreth orës 19:10, policia u njoftua se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:

Shtetasi Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorine Vendore të Policisë Dibër, duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin A.R., me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit.

I dëmtuari ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën në Spitalin e Peshkopisë. Një helikopter i Ministrisë së Mbrojties është nisur për ta percjellë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialistësh.

(E.K/FAXWEB) 

 

Etiketa: diberviktima
Pas

Kthehet në Vlorë familja Ajazaj, dhomat ngrohen me frymët e njerëzve

Para

Shpërthim me bombë përpara Gjykatës së Apelit në Athinë (FOTO)

Para
Shpërthim me bombë përpara Gjykatës së Apelit në Athinë (FOTO)

Shpërthim me bombë përpara Gjykatës së Apelit në Athinë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.