Ditën e sotme ka reaguar menjëherë Lëvizja Socialiste për votimin e Shqipërisë kundër rezolutës së presidentit amerikan Donald Trump në OKB.
Klajda Gjosha u shpreh se ajo votë duhej të ishte e unifikuar dhe të shprehte qëndrimin e gjithë popullit shqiptar.
“Një vendim kaq i rëndësishëm duhet të ishte votë e unifikuar dhe të përfaqësonte popullin shqiptar. Mbrëmë ministria e Jashtme ka nxituar të shpjegojë votën “Kundër”. Por sot, pasi i keni vënë shqiptarët në një pozicion të vështirë dhe fakti të kryer, çdo justifikim është pa vlerë.
Disa shtete kanë abstenuar me votën e tyre në OKB dhe është për të ardhur keq keqpërdorimi që i është bërë qëndrimit të BE-së. Është për të ardhur keq që Rama e do SHBA-në ta mbështesë për Reformën në drejtësi dhe nga ana tjetër investohet kundër saj. SHBA-të kanë qëndruar gjithnjë fort në krah të shqiptarëve,” solli në vëmendje Gjosha. (J.V/Faxweb)