Kanë dalë detaje të reja nga vdekja e dy të moshuarve në Vlorë. Komshija e saj Kasaj është shprehur për “FaxNews” se mbesa e tyre ka fjetur dje nga ajo pasi nuk erdhën e morrën gjyshërit e saj. Komshija shprehet se në orën 7 e 30 të mëngjesit trokiti te dera e tyre po nuk e hapi njeri dhe më pas lajmëruan policinë.
“I ramë derës në orën 7 e gjysëm dhe nuk na u përgjigj njeri. Vajtëm te puna se mos ishte te puna por as atje nuk e gjetëm. Pastaj njoftuam policinë. Mbesa tani është duke ndenjur tek unë. Prindërit i ka në Itali. I dhashë vazjës për të ngrënë dje dhe luajti me vajzën time dhe fjeti nga mua. Gjyshe Prena shiste paketa. I thashë vajzës do vinë të të marrin. E pashë që nuk erdhën dhe mbajta unë për të fjetur”, u shpreh komshija Kasaj.
Viktimat Rroko dhe Prena Tata ishin të moshës 60-vjeç bashkëshorit dhe 56 vjeç gruaja. Komshinjtë tregojnë për “Fax News” se nuk kanë pasur kontakt me çiftin që prej pasdites së djeshme dhe të moshuarit se nuk kanë qenë një çift problematik. Dyshohet se kjo ngjarje e rëndë mund të jetë vetëvrasje dhe se viktimat mund të jetë vetëflijuar. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve. (J.V/Faxweb)