Gjykata e Apelit në Korçë, lë sërish në burg të riun që u përfshi në aksident me eskortën e Kryeministrit. Spiro Naçi, 29 vjeç, është lënë me masë sigurimi në burg për 30 ditë.
Këtë vendim dha Gjykata e Faktit. Apeli e la në fuqi, dhe nuk mori parasysh kërkesën për një masë më të butë sigurie për Naçin. Ai u la në gjendje arresti nga Gjykata e Faktit, me argumentin se për një periudhë 30 ditore do të dilte ekspertimi mjeko-ligjor dhe ai auto-teknik në lidhje me aksidentin.
Spiro Naçi u arrestua në flagrancë për aksidentin e datës 27 nëntor në afërsi të fshatit Biranj, ku u dëmtuan dy efektivë të Gardës së Republikës.
(F.M/Faxweb)