Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar sot çmimin e çizmeve me të cilat qëlloi kryeministrin Edi Rama në seancën parlamentare të hënën.
Kryemadhi e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, tha se çizmet kishin kushtuar 120 mijë lekë të vjetra.
“Ato çizme kushtonin 120 mijë lekë të vjetra. Nuk e meriton Rama ta godas me të shtrenjta” tha ajo.
Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi gjatë seancës në Kuvend për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, goditi me këpucë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.(M.Q/Faxweb)