Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, me Arian Çanin ka folur për situatën e fundit politike në vend.
E pyetur në lidhje me tentativën e saj për të goditur me çizme kryeministrin ama ditën kur u votua Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, Kryemadhi tha se ajo ishte një akt për t’ju kundërvënë çizmes së pushtetit.
E ngacmuar nga Çani se çfarë do të ndodhte nëse çizmja do të godiste Ramën, Kryemadhi u përgjigj me ironi se Rama do shkonte duke qarë tek Ilir Meta.
“Do shkonte të qante tek Ilir Meta”, tha ajo. (B.H/Faxweb)