23:31 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e 23-vjeçarit në Francë, gazetarja: Shteti ynë nuk ngre as gishtin kur përdhoset shqiptari

08:46 | 23/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mund të na kishte integruar në BE dhe një kokërr ulliri

Për ngjarjen tragjike të të riut nga Shkodra në Marsejë të Francës ka reaguar edhe gazetarja Daniela Bonollari. Duke treguar historinë e dhimbshme të djaloshit shqiptar i cili u dhunua për vdekje në burg ajo shprehet se  shteti jonë nuk ngre as gishtin kur përdhoset shqiptari në dhe të huaj. 

“E gjitha kjo ndodhi keto dite kur politika jone ka pikepyetje te medha mbi voten ne OKB per Jeruzalemin. Sepse ne jemi ai shteti trim qe arrestojme klane qe rrezikojne jeten e sportisteve izraelite ne Shkoder, por qe nuk ngreme as gishtin kur perdhoset shqiptari ne dhe te huaj. Jemi ai shteti qe arrestojme Gyleniste turq ne mes te Tiranes, por nuk na intereson nese nje djali te nje nene shqiptare i merret jeta padrejtesisht ne Paris, ne Londer, ne Rome, ne Athine…Sepse kemi shtet qe eshte kthyer ne rrogoz per te huajt e ne gardh te hekurt per qytetaret e tij plot halle.”, shprehet gazetarja. 

Gazetarja Benollari shprehet më tej se “ky shteti që në 27 vjet ka shtruar vektorët e fitimit për të fortët, sot e 27 vite ende nuk e ka hequr fletushkn, ” Jemi mbyllur për ju hallexhinjtë!”.

SHKRIMI:

Shteti shqiptar: Jemi mbyllur per hallexhinjte! Para disa oresh vdiq Floriani, nje i ri, nje hallexhi. Ne rrethana misterioze nje i ri u masakrua ne burgun francez e kundra deshires se prinderve iu hoq aparati qe e mbante ne jete. Ngjarja u zhvillua larg, por vragat e nje teli ne duar e fyt folen shume, foli dhe i ati qe donte te mbante me cdo kusht te birin ne jete. Folen fotot qe u shperndane kudo ne rrjete sociale ku u deshmuan momentet e fundit te djaloshit. Vetem 23 vjec.

Nje djalosh i rritur me plot halle, por qe halli me i madh iu be Europa qe e pa si shprese per te ardhmen. Po kujt ju be vone? A e ngriti zerin shteti yne perballe nje vdekje te mistershme te nje shtetasi te saj ne dhe te huaj? A e hoqi ndonje politikan çizmen ne shenje proteste? A kerkoi kush te dije zyrtarisht nga shteti yne shkakun e vdekjes? Pame ne ekranet e televizioneve vetem nje baba me syte e perhumbur drejt trupit te te birit duke shpresuar se ne ate çast do te hapte syte e do i thoshte: “Mos u tremb baba, kjo ishte nje shaka!”

E gjitha kjo ndodhi keto dite kur politika jone ka pikepyetje te medha mbi voten ne OKB per Jeruzalemin. Sepse ne jemi ai shteti trim qe arrestojme klane qe rrezikojne jeten e sportisteve izraelite ne Shkoder, por qe nuk ngreme as gishtin kur perdhoset shqiptari ne dhe te huaj. Jemi ai shteti qe arrestojme Gyleniste turq ne mes te Tiranes, por nuk na intereson nese nje djali te nje nene shqiptare i merret jeta padrejtesisht ne Paris, ne Londer, ne Rome, ne Athine…Sepse kemi shtet qe eshte kthyer ne rrogoz per te huajt e ne gardh te hekurt per qytetaret e tij plot halle.

Se i trumbetojme botes me te madhe: “Mos pranoni shqiptare azilante sepse kemi bere shtet, jemi vend i sigurt, me ekonomi”. Jemi ai vendi ku nje e moshuar pa perkrahje digjet ne banesen e saj, ku foshnje rome vdesin nen ura nga i ftohti, ku nje familje me prinder pa pune detyrohet te rrise femijet si ne Mesjete, ku pensioni e ndihma sociale jane nen minimumin jetik ndersa ky i fundit prej vitesh nuk dihet zyrtarisht sa eshte ne kete shtetin tone qe duket se ka mbyllur hallet e veta dhe qan hallet e botes. Ky shteti qe ne 27 vjet ka shtruar vektoret e fitimit per te fortet sot e 27 vite ende nuk e ka hequr ate fletushken qe ka vene perpara portes: Jemi mbyllur per ju hallexhinjte! (J.V/Faxweb)

Etiketa: e 23-vjeçaritgazetarjanë Francëvdekja
Pas

Stafi lë pa fjalë Alban Dudushin, VIDEO që iu shfaq pas shpatullave nuk ishte ajo që priste

Para

ZBULOHET plani i PS-së, si do ”luftohen” deputetët rebelë në Kuvend

Para
”Rrugë tjetër nuk ka”, Lulzim Basha publikon FOTOT pikante nga protesta

ZBULOHET plani i PS-së, si do ''luftohen" deputetët rebelë në Kuvend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.