Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ekstradimin në Itali të Nazer Seitiit, i arrestuar i në Babicë pasi policia gjeti 4 ton drogë.
Duhet të themi që ekstradimi i tij do të bëhet për llogari të drejtësisë italiane, pasi ndaj tij Gjykata e Katanias ka caktuar masën ‘arrest me burg’, pasi mbi te rëndon akuza e përfshirjes në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Kujtojmë që nisur nga përgjimet ambientale por edhe telefonike rezulton se Nezar Seiti lëvizte shpesh nga Shqipëria drej Italisë dhe anasjelltas dhe kishte detyra të siguronte ambjente dhe pjesën logjistike të grupit.
“Nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”..e kam telefononin në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më ato të degës së brendshme , se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme,…kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit ”, thotë në një bisedë Nazeri.
Në dosjen e prokurorisë së Katanias janë të evidentuar 12 shtetas , 4 prej të cilëve italianë, që rezultojnë të implikuar por përmenden edhe persona të tjerë mes tyre edhe femra që mereshin me kultivimin dhe paketimin e kanabisit. (J.V/Faxweb)