Ditën e sotme të shtëna me armë zjarri dhe më pas një makinë e djegur u raportuan në qytetin e Elbasanit. Personit të cilit i është bërë atentati ka qenë pjesë e fisit Çapja, e më konkretisht Ardian Capja. Ndaj tij është lëshuar një breshëri me plumba, po fatmirësisht nuk është lënduar.
Aktualisht në Elbasan shkuan katër mjete të blinduar të forcave RENEA të cilat po kryejnë kontrolle në zonë për të kapur autorët e mundshëm. Atentati është në vazhëdën e një serie të përgjakshme që ka nisur që në vitin 2005.
Historia e përgjakshme:
Në vitin 2016 u ekzekutuan katër persona nga fisi Çapja në Elbasan.
E gjithë historia e gjakderdhjes mes dy fiseve nis në dhjetor të vitit 2005 kur tre persona të maskuar vranë brenda ambienteve të një lokali pranë Universitetit të Elbasanit 33-vjeçarin Sokol Çapja.
Pas vrasjes së Sokol Çapjas, në këtë seri të gjatë vrasjesh do të përfshiheshin tetë familje. Pas kësaj vrasjeje do të ndodhnin një seri atentatesh në Elbasan, Tiranë si edhe jashtë vendit ndaj anëtarëve të fisit Mema, por edhe të të afërmve të personave të dyshuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Sokolit.
Konflikti vazhdon në Elbasan dhe atentati me i fundit është vetëm një prej shumë të tjerëve që janë bërë në 15 vite me radhë. (E.K/FAXWEB)