04:28 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e Florenc Beqirajt, avokati Lapaj: A kemi nënshtetësi ne? Nesër protestë tek “Piramida”

18:19 | 23/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e Florenc Beqirajt, avokati Lapaj: A kemi nënshtetësi ne? Nesër protestë tek “Piramida”

Avokati Adriatik Lapaj dhe njëkohësisht anëtar i nismës “Thurje” ka pranuar thirrjen e familjes së të ndjerit Florenc Beqiraj, për të mbajtur një protestë.

I ftuar në Fax Neës, Lapaj thirri qytetarët të bëhen pjesë e kësaj proteste-homazh që do të mbahet në nder të të riut që humbi jetën në rrethana misterioze.

“Florenc Beqiraj prej dy vitesh ndodhej në emigrim në Francë . E kapën pa dokumenta dhe përfundoi në paraburgim në Marsejë. Nga paraburgmi u gjet në gjendje të rëndë në derën e një spitali publik francez. Ra në koma. I hoqën tubat pa autorizimin e askujt. Kaq. Vdiq i riu. U bë një javë djali 23 vjeç atj dhe askush nuk ka shkuar ta shikojë. Askush nuk është interesuar dhe askush nuk di të japë një përgjigje për rrethanat e ngjarjes,”- është shprehur avokati.

Përsa u përket autoriteteve shqiptare në Francë, Lapaj e vuri theksin mbi ambasadën shqiptare.

“Për çfarë e kemi Ambasadën në Francë ne? Ambasada jonë në Francë është shtëpia e emigrantëve shqiptarë kur janë në hall. Ajo nuk është recepsion për të rezrvuar hotelet për politikanin e rradhës. Pse prandaj është ambasada, për t’u marrë më erdhi ky e iku ai?! Nëse nuk kemi as mbështetjen e Ambasadës tonë ne nuk dimë kujt t’I drejtohemi. Kush e ushtroi dhunën? “

Më tej avokati Lapaj është shprehur se në këtë mënyrë shqiptari ndihet si pa identitet, pa kombësi dhe një qytetar i dorës së dytë në europë.

“Mund të më ndodhë dhe mua nesër që një ditë të bukur të ngelem në Koma në Kroaci. Qeveria jonë mblodhi fonde për një deputet 60 e ca 70.

Ok, shumë mirë të rrojë dhe ai 70 vjeçari. Po për këtë të riun që s’u bë asgjë?! Ky ishte I ri, 23 vjeç.

Pse nuk del ministria e jashtme e Shqipërisë dhe të japë një deklaratë për dhtyp që të dimë se çka ndodhur. Nuk është justifikim fakti që ka qenë në burg.  E kapën pa dokumente dhe e shoqëruan. Nuk është fundi i botës të përfundosh në burg.  A na kanë hequr shtetësinë apo jemi qytetarë dhe mund të kërkojmë të zbardhet e vërteta.”

Përsa i përket gjërave që qeveria shqiptare duhet të bëjë, Adriatik Lapaj i listoi si më poshtë:

1.Të sjellin djalin, që nëna e tij ta varrosi, ta qajë  e t’I bëjë nderimet siç duhet.

2.Ministria e Jashtme të ndjekë çështjen për të vërtetuar nëse gjithçka ishte e qëllimshme apo jo.

3.Nëse djali është vrarë, dëmtuar, brenda burgut në Francë të hapet çështja për dëmshpërblim. 

“Përse i hoqën tubat? Për shpenzime financiare? Nuk shpëtonte më sipas shkencës? Ministria e Jashtme të dalë të japë sqarime. Pse u vra 23-vjeçari?

Nesër ju ftoj të jeni present në homazh-protestën për jetën. Të mësojnë dhe shqiptarët që në protestë nuk dilet vetëm kur flet kryetari, por në fillim dilet për jetën, për fëmijën, e cila është më e rëndësishme se gjithçka.

Nesër në orën 12:00 tek Piramida.”- përfundoi avokati Lapaj.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: Adriatik Lapajavokatflorenc beqirajvdekje
Pas

Interi nis rënien, Sassuolo i shkakton humbjen e dytë (VIDEO)

Para

LAJM I FUNDIT/ Shkodër, i gjenden në banesë drogë dhe armë, arrestohet vëllai i autorit të vrasjes (VIDEO)

Para
LAJM I FUNDIT/ Shkodër, i gjenden në banesë drogë dhe armë, arrestohet vëllai i autorit të vrasjes (VIDEO)

LAJM I FUNDIT/ Shkodër, i gjenden në banesë drogë dhe armë, arrestohet vëllai i autorit të vrasjes (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.