08:07 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Isa Mustafa: Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet, institucionet e Kosovës duhet të marrin përgjegjësinë për trajtimin e krimeve

16:13 | 24/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Isa Mustafa: Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet, institucionet e Kosovës duhet të marrin përgjegjësinë për trajtimin e krimeve

Isa Mustafa, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur se ka qëndrimi i LDK-së nuk kanë të bëjnë me dëshirën që njerëzit tanë të gjykohen jashtë vendit. Por, me përgjegjësitë të cilat shteti ynë i ka marrë me ndryshimet kushtetuese dhe me Ligji deputetëve në një mbrëmje.

Me anë të një statusi në Facebook, Mustafa deklaroi gjithashtu se Gjykata Speciale nuk do ti zgjidhë të gjitha krimet në Kosovë, ajo do të trajtojë një pjesë të tyre. Kosova dhe institucionet e Kosovës duhet të marrin guximin, jo të propozojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale përmes shfuqizimit të Ligjit, por të marrin përgjegjësinë për trajtimin e krimeve, vrasjeve e torturave që kanë ndodhur në vendin tonë. 

Postimi i plotë

Disa fjalë për Gjykatën Speciale dhe ngjarjet e fundit në Kuvend

Ka tendenca që ti përshkruhet Lidhjes Demokratike të Kosovës se e dëshiron Gjykatën Speciale.
Kjo është e pavërtetë! 
Kjo gjykatë është themeluar me seli jashtë vendit dhe në Kosovë si pasojë e pasigurisë së dëshmitarëve. Është themeluar, jo si vullnet dhe dëshirë e institucioneve të Kosovës por me insistimin e qartë të faktorit ndërkombëtar, të SHBA-së dhe BE-së, se nëse Kosova nuk e themelon këtë gjykatë me ndryshime kushtetuese dhe pastaj me lig, atëherë atë do ta themelojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbi bazën e Rezolutës 1244. Nga përfaqësuesit e SHBA na është thënë qartë, se nëse Kosova nuk e merr përgjegjësinë për themelimin e kësaj Gjykate dhe zbardhjen e të gjitha dyshimeve për krime, atëherë SHBA nuk kanë asnjë arsye të pengojnë themelimin e saj nga Këshilli i Sigurimit. Me kalimin e kësaj gjykate me vendim të KS të OKB-së do të fuqizohej roli i Rusisë dhe Kinës, kurse mandati i saj do të ishte i pa limituar dhe në vullnetin vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Qëndrimi i LDK-së për tentimet e fundit për shfuqizimin e Ligjit mbi Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale dhe Prokurorinë e veçantë, nuk kanë të bëjnë me dëshirën që njerëzit tanë të gjykohen jashtë vendit. Por, me përgjegjësitë të cilat shteti ynë i ka marrë me ndryshimet kushtetuese dhe me Ligji. Janë detyrime ndërkombëtare, të cilat nuk mund të zhbëhen me nënshkrime të deputetëve në një mbrëmje. Veçmas kur gjykata është funksionalizuar, kur vendet e BE-së dhe SHBA kanë ndarë buxhetet dhe kanë filluar implementimin. Si pasojë prapë do të kishim një ndërhyrje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rifuqizim të Rezolutës 1244 dhe të rolit të Rusisë në vendin tonë. Do të kishim izolimin e Kosovës.
Kjo gjykatë nuk është themeluar me destinim të trajtojë vrasjet e veprimtarëve të LDK-së. Do të trajtojë të gjitha krimet për periudhën për të cilën është mandat i saj. Këto krime është dashur ti trajtojnë me kohë organet e drejtësisë që veprojnë në Kosovë, që kanë qenë në përgjegjësi të UNMIK-ut, të EULEX-t dhe tani në përgjegjësi vendore, por për fat të keq nuk i kanë trajtuar.
Edhe prolongimi i pakuptimt i veprimit të Gjykatës Speciale, pas aprovimit të ligjit, ka krijuar hapësirë për frustrime, për manipulime me emra dhe personalitete të niveleve të ndryshme nga individ të papërgjegjshëm. Në këtë rast përgjegjësia bie mbi instuticionet shumë byrokratike të BE-së. 
Gjykata Speciale nuk do ti zgjidhë të gjitha krimet në Kosovë, ajo do të trajtojë një pjesë të tyre. Kosova dhe institucionet e Kosovës duhet të marrin guximin, jo të propozojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale përmes shfuqizimit të Ligjit, por të marrin përgjegjësinë për trajtimin e krimeve, vrasjeve e torturave që kanë ndodhur në vendin tonë. 
Kryerësit e krimeve janë individë; nuk janë shqiptarët, UÇK-ja dhe Kosova!(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Isa Mustafa
Pas

Kush është 28-vjeçari që vrau me çekiç babain, pas pak ditësh do të martohej

Para

Ermal Mamai e fton në emision, Lori Hoxha e lë “me gisht në gojë” me përgjigjen e saj (FOTO)

Para
Ermal Mamai e fton në emision, Lori Hoxha e lë “me gisht në gojë” me përgjigjen e saj (FOTO)

Ermal Mamai e fton në emision, Lori Hoxha e lë “me gisht në gojë” me përgjigjen e saj (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.