Që nga fillimi i vitit 2015, Kina ka mbyllur më shumë se 13,000 ëebsite. Arsyeja ka qenë thyerja e ligjit apo rregullave të tjera.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, qeveria ka rritur kontrollet në internet duke e shpjeguar këtë nismë një mënyrë për të rritur sigurinë kombëtare, stabilitetin shoqëror dhe parandalimin e përhapjes së materialeve pornografike dhe përmbajtës së dhunshme.
Kjo nismë e presidentit XI Jinping ka ngjallur shumë debate duke sjell formimin e dy grupeve pro dhe kundër, personat kundër i kanë cilësuar këto masa si një mënyrë për të censuruar median.
Ndërsa grupi pro është më shumë në numër, konkretisht 63.5% e shoqërisë.
Sipas anketimit të bërë ata e kanë cilësuar këtë kontroll të rreptë të portaleve si të nevojshme për të eliminuar materialet e dëmshme.
Kina është i vetmi shtet në botë që ka ndaluar aksesin e mediave të mëdha si Google dhe Facebook.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post