Tre automjete janë përplasur në hyrjen e Milotit. Ngjarja sapo ka ndodhur në zonën e quajtur “Ura e Zogut”, ose e njohur ndryshe, “Ura me Harqe”, raporton Fax News.
Mësohet se ka persona të lënduar, të cilët fillimisht janë dërguar në spitalin e Laçit dhe më pas janë nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë e nevojshme mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
(F.M/Faxweb)