Aleanca për Shqiptarët do të braktisë Qeverinë, sapo të votohet Ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Kjo u theksua nga kreu i kësaj partie, Ziadin Sela.
“Do të votojmë këtë ligj dhe prej këtij momenti Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë pjesë e një Qeverie e cila mban emrin Qeveri reformatore por fatkeqësisht është shndërruar në lavatriçe e politikanëve të inkriminuar dhe korruptuar dhe po lan nga mëkatet këto politikan sidomos që i përkasin bllokut politik shqiptar në Maqedoni – tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Sela akuzon Zaevin për tradhti pasi sipas tij shkeli marrëveshjen për formimin e Qeverisë reformatore, e cila sipas tij tashmë është shndërruar në Qeveri lavatriçe për pastrimin e aferave korruptive të partnerëve të koalicionit.
“Jo, nuk e kemi ndërmend ne të kërkojmë zgjedhje të parakohshme. 2018 vit shumë i rëndësishëm për Maqedoninë që të debllokohen proceset euro-integruese dhe Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-së. Ne do të flakim interesin tonë partiak që është zgjedhje sa më shpejtë me qëllim që të përballemi me BDI-në – theksoi Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, njofton Alsat M.
Sela akuzon Zaevin për tradhti pasi sipas tij shkeli marrëveshjen për formimin e Qeverisë reformatore, e cila sipas tij tashmë është shndërruar në Qeveri lavatriçe për pastrimin e aferave korruptive të partnerëve të koalicionit. (B.H/Faxweb)