15:02 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e Vuçiç, Thaçi i prerë: Kosova nuk është Siri, Rusia nuk mund të jetë pjesë e dialogut

23:43 | 25/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e Vuçiç, Thaçi i prerë: Kosova nuk është Siri, Rusia nuk mund të jetë pjesë e dialogut

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se nuk ka mundësi që Rusia të jetë pjesë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkundër disa raportimeve që një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Rusia nuk do të jetë pjesë e dialogut. Kosova nuk është Siri që të futen tërë ata akterë ndërkombëtarë. Lidhur me këtë ka pasur reagime edhe nga përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit Amerikan. Ndërsa nga BE-ja janë më të kujdesshëm, nga që duan që Serbia të afrohet kah Brukseli dhe nganjëherë mbyllin sytë”, ka thënë Thaçi në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.

Sa i përket bisedimeve në nivel presidentësh, Thaçi mohoi t’i ketë marrë kompetencat ndonjë institucioni, përderisa tha që përfaqësimi duhet të bëhet në formë të barabartë qoftë ai në nivel presidentësh, kryeministrash apo ministrash.

Presidenti i vendit edhe njëherë bëri të ditur që epilogu i dialogut të Prishtinës dhe Beogradit do të jetë njohja reciproke.

“Ne po punojmë me mundësi reale që ai proces të jetë përfundimtar dhe të përfundojë me njohje reciproke, dhe Kosova të anëtarësohet në OKB. Vetëm kështu do të ketë kuptim dialogu”, deklaroi Thaçi, njofton Klan Kosova

Kjo përgjigje e presidentit të Kosovës vjen pas deklaratës së Vuçiç i cili kishte thënë se nëse shqiptarët duan Amerikën në tavolinën e bisedimeve, pjesë e dialogut do të jetë edhe Rusia.

Kryeministri Haradinaj ka përsëritu disa herë që në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës të marrë pjesë edhe SHBA. (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Hashim Thaci-kosova-Rusia
Pas

Pse s’ka shmangie nga drejtësia ndërkombëtare në Kosovë

Para

“Kur do të bëhet baba Erion Veliaj?”, kryebashkiaku habit me përgjigjen

Para
“Kur do të bëhet baba Erion Veliaj?”, kryebashkiaku habit me përgjigjen

"Kur do të bëhet baba Erion Veliaj?", kryebashkiaku habit me përgjigjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.