Vetëm një ditë më parë u vetvra në Korçë një 56-vjeçar, pasi fëmijët, që jetonin me ishbashkëshorten e tij, refuzuan të kalonin festën me të. Andrea Diamanti u gjeti i vetëvarur në papafingon e banesës së tij nga i vëllai, ndërkohë që jetonte i vetëm pas divorcit nga bashkëshortja.
Por çfarë tha 56-vjeçari para se të vetëvritej?
“Jam i mërzitur, nuk dua të jetoj më kështu”, kështu është shprehur Diamanti para se t’i jepte fund jetës. Duhet ë sjellim në vëmendje që prej 4 vitesh ai i kishte dhënë fund martesës, ndërkohë që jetonte në shtetin grek. Dy vite më parë, 56-vjeçari kishte vendosur të kthehej në Shqipëri. Sipas të dhënave, Andrea Diamanti, për 25 vite kishte punuar si emigrant në shtetin fqinj së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë, por 4 vite më para ai ishte divorcuar dhe pjesa tjetër e familjes kishte vendosur të vazhdonte jetën në shtetin grek, ndërsa Diamanti kishte vendosur për t’u kthyer në Shqipëri ku edhe jetonte i vetëm. Ai ishte rikthyer në banesën e tij, e cila ndodhej në afërsi të urës së Mborjes në periferi të qytetit të Korçës, pikërisht atje ku edhe është vetëflijuar. Mbrëmjen e së hënës, 56 vjeçari është vetëflijuar, ndërkohë që ka qenë vetë vëllai i tij, ai i cili e ka gjetur trupin e pajetë, shkruan Panorama. (J.V/Faxweb)