09:00 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ronaldo-Messit: Urime, e merituat fitoren, por mos mendo se kemi hequr dorë

07:25 | 27/12/2017
në Bota, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ronaldo-Messit: Urime, e merituat fitoren, por mos mendo se kemi hequr dorë

“Futbollisti më i mirë në botë është Ronaldo! Kurrsesi, është Messi! Jo, është Ronaldo, jo është Messi…”! Debatet, shpesh edhe të ashpra, deri në hidhërime serioze mes miqve, me siguri do të zgjasin edhe shumë kohë në tërë planetin, duke bërë prej tyre “të mirin dhe të keqin”, “të ndritshmin dhe të errëtin”…

Por, ajo që ndodhi në El Clasicon e 175-të kampionale të shtunën që shkoi, tregon se mes këtyre dy viganëve të futbollit ekziston një respekt i madh i ndërsjellë, transmeton Gazeta Express.

Ishin disa momente gjatë ndeshjes dhe pas përfundimit të saj që treguan shumë qartë se Leo dhe Christiano nuk janë armiq. Këtë e kanë dëshmuar fjalët e Ronaldos menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Barcelona në mes të Madridit triumfoi me 0:3 duke e lënë Realin madje 14 pikë prapa në tabelën e klasifikimit.

Siç zbuluan mediat lokale nga Barcelona, edhe atë duke iu referuar vetë Messit, pas përfundimit të El Klasikos Ronaldo i është afruar asit argjentinas dhe së pari i ka thënë: “Urime! E merituat fitoren”.

Por, Ronaldo s’do të ishte ai që është, një nga sportistët më të etshëm për triumfe, po të mos i kishte shtuar këtij urimi edhe diçka:

“Por…, mos mendo se do të heqim dorë nga lufta për titullin, se një gjë e tillë as që na bie ndër mend”, ka porositur portugezi.

Messi pas kësaj vetëm ka buzëqeshur, duke mos pasur asgjë kundër asaj që duelet e tyre të vazhdojnë përderisa dallimi në pikë në tabelë është i tillë çfarë është tani.

Kujtojmë që gjatë Ronaldo në ndeshjen ndaj Barcelonës nuk bëri një paraqitje të mirë, ai kishte dhe mundësi ta kalonte Realin në avantazh para se të shënonte Barcelona, por nuk arriti të godiste topin nga brenda zonës edhe pse kishte një rast të volitshëm për të shënuar.

Barcelona në pjesën e dytë u tregua pragmatiste, ndërkohë që mbrojtja e Realit linte për të dëshiruar, Carvajal e la ekipin me 10 lojtarë pasi ndali me dorë një top që po shkonte drejt portës, ndërsa Messi penalltinë e akorduar me të drejtë na gjyqtari e shndërroi në gol.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Ronaldo-Messi
Pas

SHTYPI I DITËS. 27/12/2017

Para

HOROSKOPI. 27/12/2017

Para
HOROSKOPI. 27/08/2017

HOROSKOPI. 27/12/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.