Ndërsa prej më gati 9 muajsh është një nga personat më të kërkuar nga policia, Klement Balili ende nuk është kaput. E megjithgatë ai vazhdon të komunikojë në telefon me familjen e tij. Bashkim Balili, i vëllai tregoi se telefonatën e fundit e pati tre muaj më parë.
“Tre muaj më parë kam komunikuar në telefon, madje më ka marrë në telefon. Nuk e di se ku se ku ndodhet. E kam pyetur dhe i kam thënë që duhet të vijë, dhe pse vjen të dorëzohet shprehimisht më ka thënë:
Ata që e nisën para 10 viteve këtë skenar janë të njëjtët persona që ndërtuan të njëjtin skenar. Nuk ka besim tek drejtësia sepse është në ndikimin e politikës, derisa drejtësia do të ecë në binar të drejtë unë do të paraqitem. Dhe kështu siç është drejtësia, nëse do të më çojnë në bankën e të akuzuarve dhe të më dënojnë do njoh vendimin”, ka rrëfyer Bashkim Balili.
Sipas kësaj dëshmie i ashtuquajturi “Eskobar i Ballkanit” pretendon për një skenar të thurur kundër tij, i cili ka nisur 10 vite më parë duke aluduar kështu edhe për përfshirje të politikës.
(E.K/FAXWEB)