12:51 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E kryqëzojnë për lidhjet me krimin, si arriti Qazim Sejdini të rreshtojë pro tij PD-në dhe LSI-në?!

11:21 | 27/12/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E kryqëzojnë për lidhjet me krimin, si arriti Qazim Sejdini të rreshtojë pro tij PD-në dhe LSI-në?!

Në ka një emër më të lakuar për lidhjet e tij me krimin nga ana e opozitës, ai është padyshim Qazim Sejdini. Mirëpo duket se nuk është njësoj qëndrimi i partive opozitare kur është fjala për votat në Këshillin Bashkiak.

Kështu dje në mbledhjen e Këshillit është miratuar me unanimitet të plotë projekt-buxheti i vitit të ardhshëm. Kjo ka qenë mbledhja e dytë në lidhje me këtë temë, pasi në të parën këshilltarët demokratë kishin kërkuar më shumë kohë.

NJOFTIMI I BASHKISË SË ELBASANIT:

Ka përfunduar me unanimitet të plotë të votave të të gjithë këshilltarëve , Projekt-Buxheti i Bashkisë Elbasan, për vitin 2018. Kjo është arritur në mbledhjen e dytë të Këshillit Bashkiak , ndërsa herën e pare,  këshilltarët e Djathtë do të kërkonin më tepër kohë , për tu njohur me Projekt-Buxhetin e vitit të ardhshëm.

Pikërisht në këtë mbledhje , ku votimi i Buxhetit u spostua në një mbledhje të dytë , kreu i Bashkisë z.Qazim Sejdini , ka mirëkuptuar kërkesën e grupit të këshilltarëve të PD-së dhe e ka konsideruar të drejtë kërkesën e tyre. Mbledhja e sotme , me praninë e të gjithë këshilltarëve , ka vazhduar me diskutime të shumta rreth pikave më nevralgjike të Projekt-Buxhetit.

Në emërues të përbashkët ka qene sensi i diskutimeve , lidhur me shqetësimet qytetare dhe për të administruar sa më mirë fondet e parashikuara në dobi të komunitetit të madh të kësaj Bashkie. Më së shumti , sugjerimet kanë qenë nga këshilltarët e Djathtë , të cilat janë mirëpritur nga kreu i Bashkisë , Z.Sejdini.

“Unë mirëpres çdo propozim tuajin , sepse e shoh që është në të mirë të banorëve të këtij qyteti dhe Njësive Administrative dhe besoj në konsensusin tuaj për këtë votim të Buxhetit”- është shprehur kryebashkiaku , Sejdini.

 Ndërkohë , grupi i këshilltarëve të Djathtë ka kërkuar edhe një pushim të shkurtër, për tu mbledhur veçmas në lidhje me vendimin që do të merrte për votimin ose jo të Projekt-Buxhetit. Seanca e dytë e mbledhjes së Këshillit Bashkiak ka nisur direkt me fjalën e përfaqësuesit  të grupit të këshilltarëve të PD-së , Gent Isaj.

“Në mbledhjen,  që sapo bëri grupi i këshilltarëve , që përfaqësoj dhe pasi u njoh nga afër me detajet e këtij Projekt-Buxheti , ne japim votën tonë , pa asnjë kundër për miratimin e këtij Projekt-Buxheti”- ka deklaruar Gent Isaj. Në mbarim të fjalës së tij , hedhja në votim ka mbetur thjeshtë një procedurë e zakonshme , pasi duartrokitjet e gjithë këshilltarëve , treguan për një konsensus të plotë. Hedhja në votim , nuk ka marrë asnjë votë kundër.  Kësisojë Bashkia e Elbasanit,  nis vitin 2018 me një Buxhet të miratuar njëzëri nga të gjithë përfaqësuesit e votuar të këtij komuniteti në Këshillin Bashkiak.

 “ Gjej rastin të përshëndes të gjithë këshilltarët për këtë votim unanim dhe kjo nuk është hera e parë që Buxheti i kësaj Bashkie kalon me konsensus të plotë. Kjo tregon për vizionin qytetar të të gjithë këshilltarëve dhe përgjegjësinë e tyre para zgjedhësve , sepse bëhet fjalë për një Buxhet,  që është në shërbim të qytetarëve dhe gjithë Bashkisë së Madhe “- ka deklaruar kyetari i Bashkisë , z. Qazim Sejdini.

 Ky i fundit ka ururar të gjithë këshilltarët për festat e fundvitit duke shpresuar e besuar se bashkëpunimi me “Parlamentin” e qytetit,  ka qenë dhe do të jetë i përhershëm , përderisa duam të gjithë një Elbasan më të mirë për të gjithë.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: kryebashkiakuqazim sejdinisejdini
Pas

U aksidentua teksa po lëviste me biçikletë, humb jetën 49-vjeçari në spital

Para

Një person tenton të vetëdigjet para bashkisë të Tiranës (VIDEO)

Para
Një person tenton të vetëdigjet para bashkisë të Tiranës (VIDEO)

Një person tenton të vetëdigjet para bashkisë të Tiranës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Droni “kapi mat” rrjetin e trafikut të armëve, shiteshin armët në periferi për të shmangur vëmendjen

Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim/ “Nuk bllokojmë askënd”, Berisha: Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm…

Dosja “Metamorfoza” shtyhet sërish seaca në Gjykatën e Posaçme

Arabia Saudite ultimatum Iranit: Bëni marrëveshje ose do sulmoheni nga Izraeli

Kundërshtojnë rezultatin, tre kandidatë të PD kërkojnë rinumërim të votave

Investitorët nga jashtë ‘joshen’ gjithnjë e më shumë nga borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare

SHBA në OKB: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

Dibër/ Po punonte në minierën e Martaneshit, 40-vjeçari plagoset në këmbë, Policia nis hetimet për kushtet e sigurisë

Ish-shefi i CIA, David Petraeus: Ky është shteti i radhës që do të sulmojë Putini, nëse arrin sukses ushtarak në Ukrainë

Pas plot 8 vitesh, Brad Pitt thyen heshtjen për divorcin nga Angelina Jolie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.