Vetëm pak minuta më parë është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pasi ka tërhequr pasaportën dhe kartën e identitetit. Këto i ishin bllokuar pak javë më parë por pas një vendimi të Gjykatës dje u shfuqizua vendimi i vjetër i sekuestros.
Që nga dita sot Tahirit mund të lëvizë jashtë vendit i lirë.
“Gjykata vendosi shfuqizimin e dy vendimeve për ndalimin e Tahirit për të dalë jashtë shtetit dhe sekuestrimin e pasaportës. Nuk kemi parë akoma vendimin e arsyetuar. Këtë shpalli sot gjykata”, u shpreh avokati Maks Haxhia ditën e djeshme.
Kujtojmë që ka ditë më parë Tahiri është shprehur teksa ka dalë nga Gjyklata e Krimeve të Rënda se do të flasë shumë shprejt. Ndërsa dje ai i uroi gazetarëve gëzuar festat dhe nuk bëri asnjë koment në lidhje me këtë vendim të gjykatës sot. (J.V/Faxweb)