Ndoshta e ka bërë edhe pa dashje, po një nga aktoret më të mira të humorit në vendin tonë ka veshur të njëjtën veshje si Luana Vjollca pak javë më parë. Edhe pse format e Luanës janë të pakrahasueshme Rudina Dembacaj ka guxuar të vesh të njëjtin jumpsuit si moderatorja.
Rudinën të gjithë e njohim si vazjën pa komplekse, aq sa edhe të dashurin që e mendonte për një natë sot e ka bashkëshortin e saj.
Një jumpsuit i ngushtë lart dhe me fruda dantelle poshtë, ngjyrë rozë pudër nuk harrohet lehtë duket se i ka marrosur dy bukuroshet e ekranit. Aktorja ka qenë dje në qytetin e saj të lindjes, në Lezhë, e natyrisht ka pëfituar edhe për ndonjë foto të rastit.
Ne nuk mund të themi se kush prej të dyjave ngjan më bukur, po dimë të themi se secila prej vajzave i jep hijeshi veshjes. Vlerësimet po jua lëmë juve.
(E.K/FAXWEB)