I ftuar në ‘Fax News’, kreu i Konfederatës së Sindikatave Shqiptare, Kol Nikolla, ka deklaruar se naftëtarët e Uzinës së Ballshit dhe të Fierit kanë ndërmarrë një protestë sublime duke përshkuar rrugën nga Fieri për në Tiranë ku do të ngujohen para qeverisë dhe nuk do të ikin prej andej pa marrë pagat e tyre.
Ai tha fajësoi shtetin, i cili është dhe aksioner në ARMO si shkaktarin e problemit, pasi privatizimi i ARMO-s është bërë në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme. Ai tha se qeveria Rama kishte kohë që ta zgjidhte këtë problem por nuk e bëri diçka të tillë. Madje edhe kontrolli administrative nga Ministria e Drejtësisë nuk është bërë publik.
“Është trishtuese që këtë ditë të fundvitit, naftëtarët e dy uzinave, qoftë të Fierit, qoftë të Ballshit, po përballen me këtë situatë.
Ata kanë vendosur që të protestojnë në mënyrë sublime duke marrë në këmbë rrugën nga Fieri në Tiranë dhe nuk do të lëvizin prej aty pa u paguar. Do të ngojohen para qeverisë. Problemi është publik. Arma është një kompani e privatizuar, ka shkuar në duar më duar, të gjitha duart kanë qenë të dështuara, edhe firma e fundit ka deklaruar falenderimin. Të gjitha veprimet e kalimit nga një pronar tek tjetri veprimet janë kryer në mënyrë antiligjore. Kjo qeveri është tani përgjegjëse se tani është në mandatin e dytë dhe ka patur gjithë kohën për ta rregulluar këtë problem.
Shteti duhet të adresojë në mënyrë shterues edhe ligjore këto probleme se sindikatat nuk munden. Ne kemi kryer mbi 600 gjyqe që i ka udhëhequr sindikata dhe kemi fituar të gjithë 12 pagat por është shumë e vështirë ekzekutimi i tyre, është një nyje juridike e pazgjidhur. Ne e shohim të zymtë situatën. Tërësisht faji është i shtetit se nafta ka qenë publike dhe absolutisht nuk mund të shkohet në këtë situatë se shteti e ka privatizu në mënyrë të pandershme nga njëri pronarë te tjetri.
Ne i kemi propozu qeverisë shqiptare që të ndërhynte me të njëjtat praktika si tek CEZ, se nafta është pasuri publike”, tha Nikolla.
(B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=g-wcl5u19hc&feature=youtu.be