09:09 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Obama intervistë për Princin Harry, paralajmëron rreziqet e përdorimit të mediave sociale nga politikanët

18:10 | 27/12/2017
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Obama intervistë për Princin Harry, paralajmëron rreziqet e përdorimit të mediave sociale nga politikanët

Ish presidenti amerikan Barak Obama i ka nxitur njerëzit në pozita udhëheqëse që të mos përdorin mediat sociale në një mënyrë që nxit ndarjen.

Në një intervistë të pazakontë e realizuar nga princit Harry të Britanisë , Obama paralajmëroi se interneti rrezikon përforcimin e paragjykimeve të njerëzve dhe krijon një shoqëri të copëtuar.

“Të gjithë ne në udhëheqje duhet të gjejmë mënyra në të cilat mund të krijojmë një hapësirë të përbashkët në internet”, tha ish presidenti. “Një nga rreziqet e internetit është se njerëzit mund të kenë realitete krejtësisht të ndryshme. Ata mund të fshihen në informacion që përforcon paragjykimet e tyre të tanishme,” tha ai.

 “Mendoj se rreziku më i madh që i liderëve është se njerëzit për të cilët ata duhet të shërbejnë, bëhen abstraktë – dhe atanë të vërtetë nuk janë abstraktë”, tha Obama në intervistën dhënë princit të Britanisë, Harry, në programin Today të radio BBC-së.

 “Shtrohet pyetja se si ta shfrytëzojmë këtë teknologji në një mënyrë që lejon shumëllojshmëri të zërave, lejon shumëllojshmëri të pikëpamjeve”, shtoi ai.

Pasardhësi i Obamës, presidenti Donald Trump, është përdorues i rregullt i Tëitter-it, por Obama nuk e përmendi atë me emër.

Trump është akuzuar për keqpërdorim të Twitter-it dhe për ndjekje të një rrethi të ngushtë përdoruesish, edhe pse ai këmbëngul se platforma i mundëson lidhje direkte me popullin amerikan.

“Media sociale është vërtet një mjet i fuqishëm për njerëzit me interesa të përbashkët, që të njihen dhe lidhen me njëri-tjerin. Por, është po ashtu e rëndësishme që ata të dalin jashtë tyre, të takohen në një pijetore, në vende ku luten, në lagje dhe të njohin njëri-tjerin. Sepse, e vërteta është se në internet, çdo gjë është e thjeshtë, por kur i takoni njerëzit ballë për ballë, gjërat komplikohen”, tha ish-presidenti amerikan.

Pa hedhur poshtë problemet me të cilat ballafaqohet bota, Obama tha se mbetet optimist.

“Nëse marrim përgjegjësinë për t’u përfshirë në fatin tonë, nëse marrim pjesë, nëse angazhohemi, nëse flasim, nëse punojmë në komunitetet tona, nëse bëhemi vullnetarë, atëherë të githa problemet me të cilat përballemi, janë të zgjidhshme, pavarësisht lajmeve të tmerrshme që shohim”, tha Obama./BBC

Etiketa: barack obama
Pas

“El Confidencial”: Partnerët e rinj të Cosa Nostra-s në Shqipëri, “Kolumbisë së Europës”

Para

Albin Kurti zyrtarizon kandidaturën për kreun e Vetëvendosjes, ende asnjë kundërshtarë përballë

Para
Albin Kurti zyrtarizon kandidaturën për kreun e Vetëvendosjes, ende asnjë kundërshtarë përballë

Albin Kurti zyrtarizon kandidaturën për kreun e Vetëvendosjes, ende asnjë kundërshtarë përballë

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA kritikon arrestin shtëpiak të ish-presidentit brazilian: ‘Lëreni Bolsonaron të flasë’

EMRI/ Shpërthimi me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, identifikohet autori

Zjarri masiv në Kaliforninë qendrore kërcënon shtëpitë, plagos 3 persona ndërsa flakët dalin jashtë kontrollit

Serbia vazhdon me represionin? Një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe për pjesëmarrje në luftë

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Kufizimi i çmimeve, hotelet evropiane nisin padi kundër platformës online Booking

Tragjedi në një park ujor në Britani, humb jetën një vajzë 4-vjeçare

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt/ Viktima ish-polic kishte vrarë në ‘95, pas arrestimit u arratis në ‘97. U ekzekutua sot te dera e shtëpisë

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.