Nga Brukseli ku ndodhet tashmë prej disa muajsh, Kreshnik Spahiu nuk mund të qëndrojë dot larg zhvillimeve që ndodhin në Shqipëri. E këtë herë për të shprehur atë që mendon ka zgjedhur një mënyrë më të shkurtër, po më efikase, vargjet.
Ai shkruan se 3 persona që janë politikanët flasin dhe 3 milionë që është populli i duartrokasin. Nga ana tjetër Spahiu nuk lë pa përmenduar as ambasadorët që thotë se i sorrollasin.
3 vetë flasin, 3 milion i duartrokasin,
3 ambasadorë i sorrollasin,
30 gazetarë që brohorasin
Në gjithë botën na gajasin!
Pak ditë më parë Spahiu u ndal dhe në një anlizë së votës së Shqipërisë në OKB, ku u shpreh se qëndrimi që mban opozita është i gabuar.Duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha ai u shpreh se në këtë rast po gabonte rëndë.