10:50 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk iu dhanë as sot pagat, Gjiknuri dhe Ahmetaj: Nesër iu kalon ajo e Nëntorit

13:12 | 28/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria iu premton se nesër do iu kalojnë pagat, naftëtarët: Do të ngrejmë çadrat, nuk besojmë më!

Pas takimit që kanë zhvilluar sot me naftëtarët protestues të Rafinerisës së Ballshit dhe Fierit, ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj kanë reaguar zyrtarisht. 

“Institucionet shtetërore, duke marrë parasysh problematikën e parashtruar nga qytetarët e Bashkisë së Ballshit, por edhe shqetësimet e bëra publike nga Sindikata e Naftëtarëve, janë angazhuar me seriozitet të plotë dhe në mënyrë të vazhdueshme që nga njëra anë punëdhënësi privat të plotësojë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj punonjësve dhe nga ana tjetër të drejtat e punonjësve të garantohen sipas ligjit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin.  

 Më tej theksohet se në takim u ftua dhe mori pjesë edhe administratori i kompanisë private IRTC, i cili garantoi përfaqësinë e punonjësve se brenda ditës së nesërme do të paguajë pagën e plotë të muajit Nëntor.

DEKLARATA E PLOTË:

Sot, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj zhvilluan një takim me një përfaqësi të punëtorëve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh dhe Fier dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Naftëtarëve.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e sindikatës parashtruan kërkesat e mëposhtme:

  1. Kryerja e pagesës për muajin Nëntor;
  2. Sqarimin e problematikës në lidhje me përfitimin e statusit të naftëtarit;
  3. Krijimin e infrastrukturës shëndetësore për trajtimin e sëmundjeve profesionale në Qarkun e Fierit;
  4. Gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike për të ardhmen e rafinerisë.

Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj theksuan edhe njëherë faktin se rafineria është tanimë një ndërmarrje në pronësi e përgjegjësi private, e për pasojë është detyrim ligjor dhe kontraktual i punëdhënësit privat të respektojë të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi. 

Institucionet shtetërore, duke marrë parasysh problematikën e parashtruar nga qytetarët e Bashkisë së Ballshit, por edhe shqetësimet e bëra publike nga Sindikata e Naftëtarëve, janë angazhuar me seriozitet të plotë dhe në mënyrë të vazhdueshme që nga njëra anë punëdhënësi privat të plotësojë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj punonjësve dhe nga ana tjetër të drejtat e punonjësve të garantohen sipas ligjit. 

Me kërkesë të Sindikatës së Naftëtarëve, në takim u ftua dhe mori pjesë edhe administratori i kompanisë private IRTC, i cili garantoi përfaqësinë e punonjësve se brenda ditës së nesërme do të paguajë pagën e plotë të muajit Nëntor.

Në lidhje me Statusin e Naftëtarit, përfaqësia e punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh do të punojë ngushtësisht me grupin e punës të ngritur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për të përmbyllur në një kohë sa më të shpejtë aplikimet ligjore për përfitimin e statusit. 

Sa i përket të ardhmes së kësaj rafinerie dhe sektorit të përpunimit të naftës në përgjithësi, ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj i bënë edhe një herë me dije përfaqësisë së punonjësve se rafineria është në pronësi private, por institucionet shtetërore do të shohin mundësinë e thithjes së investitorëve seriozë në sektorin e përpunimit, në mënyrë që kjo industri të ketë një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, kërkesës së punonjësve për ngritjen e një pavioni të specializuar për sëmundjet profesionale të naftës në Spitalin e Fierit, ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj iu përgjigjën me garancinë se plani i investimeve në sektorin e shëndetësisë në Qarkun e Fierit do të marrë përmbajë edhe këtë prioritet.

Palët ranë dakord për të qëndruar në kontakt të vazhdueshëm dhe komunikim të drejtëpërdrejtë në ditët në vijim, me shpresën e një zgjidhjeje sa më të mirë dhe afatgjatë. (J.V/Faxweb)

 

Pas

Enton Abilekaj në ‘’Fax News”: Naftëtarëve iu dhanë karrotën e prishur, si i kërcënuan me mesazhe

Para

“Më hënksh m**in”, si ju përgjigj fansi ofendimit të modeles së famshme (FOTO)

Para
“Më hënksh m**in”, si ju përgjigj fansi ofendimit të modeles së famshme (FOTO)

“Më hënksh m**in”, si ju përgjigj fansi ofendimit të modeles së famshme (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.