Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë sot e pranishme në Skrapar, ku ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike. Sërish ajo i është rikthyer gabimit të vetëm të Ilir Metës, që është mbajtja në pushtet e Edi Ramës.
“Ilir Meta ka këtë gabim që na ka lënë si kryeministër këtë që kemi tani dhe që shqiptarët nuk e meritojnë. Mendoj se përt këtë që them unë janë dakord edhe skrapallinjtë. Mua do të më duhet edhe ndihma juaj, që të vazhdojmë punën e bërë nga Ilir Meta. Mua më ngelet që tiu falenderoj nga zemra për mbështetjen që i keni dhënë LSI-së në këto 13 vite.
LSI nuk e nxorën në opozitë po zgjodhi që të ishte vetë në opozitë, ju e dini ç’ndodhi me kanabizimin e vendit. Mos të ishte TAP, projektet me ambasadat, puna në Skrapar dhe investimet do të ishin zero. Kma dëgjuar ditët e fundit ultimatuimet për largimet nga puna, po unë ju them që askush nuk do të largohet në mënyrë të padrejtë nga institucionet shtetërore.
Boll më me njerëz që shohin shqiptarët nga xhepat dhe në funksion të oligarkëve”, u shpreh Kryemadhi në Skrapar.
(E.K/FAXWEB)