Ish Miss Albania 2000, Gentiana Ramadani e cila ka studiur për Gazetari dhe që momentalisht jeton me vajzat e saj në Vienë, ka rrëfyer historinë e dashurisë me gazetarin Edi Lesi.
“Unë isha një gazetare në tentativë, studente.
Edit nuk i pëlqente asgjë nga ato që bëja unë atje, nuk i pëlqente shpirti im i kundërshtimit. Megjithatë ne u dashuruam.
Unë them gjithmonë që “zgjodha njeriun”. Ai ishte dhe është një njeri fantastik, është një baba shumë i mirë, është shoku im, unë jam shumë e lirshme kur flas me të, kjo është arsyeja që marrëdhënia jonë në distancë funksionon“, ka thënë Genta.
Të gjithë mund të krijojmë idenë se ajo ka marrë një nga këto propozimet madhështore që vajzat e shoëbizit shqiptar kanë marrë së fundmi nga partnerët e tyre, por Gentiana Ramadani ka treguar thjeshtë dhe bukur se si e propzoi bashkëshorti.
Propozimi ka qenë i tillë rrëfen ajo; Në një copë letër e kishte vendosur brenda kutisë së unazës duke qenë që mua nuk më pëlqenin unazat. Kur e pashë u tremba, i thashë “po ti e di që unë nuk i kam qejf këto“
Dhe ai më tha ta hapja më parë kutinë. Aty gjeta këtë letrën, të shkruar aq bukur, ku më linte të kuptoja që kur “ta ndiesh ti, jam gati të sjell dhe pjesën që mungon“. Kështu ka qenë propozimi.shprehet Genta.(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post