Një 35-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e në aksidenti automobilistik. Ngjarja sapo ka ndodhur në mbikalimin e Saukut, raporton Fax Neës.
Mësohet se këmbësorja është në gjendje kritike për jetën dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shoferi i makinës, Sajmir Çeka e ka dërguar vetë në spital të plagosurën dhe më pas 27 vjeçari është kapur nga policia dhe ndodhet në komisariat.
NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 29.12.2017, rreth orës 18:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Sauk, ka një aksident.
Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulon se:
Në autostradë, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me targë AA 071 HD, me drejtues Sajmir Çeka, 27 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, rreth 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, të cilën e ka dërguar vetë me mjetin e tij në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post