Janë të shumtë të rinjtë shqiptarë që u drejtohen Dubait viteve të fundit për një punë me pagë më të mirë.
E mes këtyre të rinjve është edhe Bertina, ish-banore e Big Brotherit. Ajo ishte këtë të premte në Top Shoë Magazine, ku u diskutua për këtë çështje, por edhe për lajmet e përhapura, kryesisht nëpër rrjetet sociale që flet për vajza shqiptare që punojnë eskorta në vendet e pasura arabe.
Bertina nuk e mohoi si fenomen, por thotë se ajo vetë punon si inxhiniere atje.
“E kam nisur në menaxhimin e spitaleve, në shërbimin ndaj klientëve, drejtori u habit me eksperiencën time, më testoi, dhe vërtet ka qenë pak e vështirë. I kam thënë vetes Bertina të erdhi zogu në dorë, dhe nga 5 ide i kam dhënë dhjetë.
Unë më pas kalova në një kompani të rëndëishme ku punoj si inxhiniere. Më kanë martuar disa herë me sheik, unë them që jam zog i natyrës dhe jo zog i kafazit.
A ka vajza që punojnë eskorta? A ka femra të tilla edhe në Shqipëri? Ka! Mua 50 për qind e njerëzve që më pyesin më kanë thënë çfarë pune bën? Por, unë u them që Bertina është një inxhiniere dhe nuk do të ndërrojë! Faleminderit shumë”, deklaroi ajo.
(E.K/FAXWEB)