04:20 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mustafa Nano vë në lojë Sokol Ballën: Na e thuaj më mire vetë pse ike nga TCH (nëse ike)

10:05 | 30/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mustafa Nano vë në lojë Sokol Ballën: Na e thuaj më mire vetë pse ike nga TCH (nëse ike)

Largimi i Sokol Ballës apo jo nga ‘’Top Channel” prej disa ditësh është kthyer në qendër të vëmendjes së portaleve dhe jo vetëm.

Së fundi me titullin ironik “Na e thuaj më mire vetë pse ike nga TCH (nëse ike)”  portali ResPublica i Mustafa Nanos ka  ngritur pikëpyetje në lidhje e qëndrimin e vetë Ballës.

“Zotëria është person publik, ai mëton prej vitesh se përcjell të vërtetën, ndaj një përgjegjësi publike e ka patjetër – shkruan ResPublica.

Më poshtë, shënimi i plotë i portalit për rastin:

“Ja një shembull i fundit që fatkeqësisht i jep deri diku të drejtë kryeministrit të vazhdojë këngën e kazanit për mediat.

Prej disa ditësh në disa faqe online, po ndiqet me hollësi fati profesional i Sokol Ballës. Drejtues prej vitesh i informacionit në Top-Channel, por edhe i emisionit Top-Story.

 Thuhet se Balla do të lëvizë nga televizioni në fjalë, se ai po negocion me një tjetër televizion. Për ta mbështetur këtë tezë shtihen në punë…Burimet. Mirëpo nga janë këto burime?

E themi këtë jo për të nënvlerësuar Ballën dhe peshën e tij, pasi këto janë të njohura dhe me kohëzgjatje jo të vogël.

Por për të vënë në dukje se këtu çështja është te standardi i raportimit të një “lajmi” që ka të gjitha kushtet teorike për të qenë i zbardhur për të gjithë.  Balla është gazetar dhe ai e di shumë mirë sesi orientohet kurioziteti në këtë rast. Këtë e dinë edhe kronikanët e lëvizjes së tij, të cilët patjetër që mund ta pyesin, me mikrofon, me diktofon, me telefon për adresën e re të punësimit.

Ku është sensi i raportimit me burime në këtë rast?

Një tjetër aspekt i kësaj miniçështjeje që tradhëton keq standardet e të ashtuquajturës gazetari në Shqipëri, është edhe mbajtja e mbuluar e arsyeve të ikjes së Sokol Ballës nga drejtimi i Top-Channel.

Kompania në fjalë është treguar më e ndershme, ajo njoftoi në faqen online për largimin e tij nga pozicioni i drejtorit. Vetë z. Balla nuk ka bërë asnjë sqarim dhe as ka dhënë arsye pse është larguar. Zotëra është person publik, ai mëton prej vitesh se përcjell të vërtetën, ndaj një përgjegjësi publike e ka patjetër.

Dhe këtë përgjegjësi e kanë edhe mediat- të gjitha bashkë ato që raportojnë për këtë çështje – që të zbardhin arsyet e ikjes, apo shkarkimit.

Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Konspiracioni vazhdon me lajme nga dreka dhe darka, me burime që kanë shumë vrima nga fryjnë lajme e të tjera si këto. Është kjo përgjegjësi që do ta kërkonte një deklaratë publike.

Pasi pas kësaj do të kuptonin të gjithë nëse kemi të bëjmë me heqjen e një drejtuesi për arsye ekonomiko-financiare të kompanisë, për xhelozi drejtuesish, për linjë editoriale të personalizuar, për qoka pushteti, apo thjesht për konsum marrëdhënieje.

Që këtej serioziteti i medias dhe gazetarit do të kishin tjetër peshë dhe ato etiketat e bujshme dhe autosugjestionuese të tipit “lajmi më parë kalon nga Kashari”, apo top këtu e top atje, mund të ishin më modeste në kuptimin që suksesi i padiskutueshëm i kësaj kompanie që është aset për shoqërinë shqiptare të ecte dora dorës me transparencën për të cilën po na bie bretku të gjithëve si komb qysh kur vumë këmbën dhe mendjen në demokraci”.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: debatiMustafa Nanosokol Balla
Pas

A punon eskortë?! Bertina e Big Brother tregon jetën në Dubai

Para

Bie në pusin me ujë, humb jetën tragjikisht i mituri në Mat

Para
Bie në pusin me ujë, humb jetën tragjikisht i mituri në Mat

Bie në pusin me ujë, humb jetën tragjikisht i mituri në Mat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.