20:10 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Viti 2018 ka të ngjarë të jetë viti i Peshkut

15:34 | 31/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Viti 2018 ka të ngjarë të jetë viti i Peshkut

Nga Dritan Shano

Viti 2018 do jetë viti i Skënderbeut!

Në 17 Janar 2018, Gjergj Kastrioti – për qeverinë Skënderbeu – bën 550 vjet që ka vdekur. Tërë bota kujton dhe gjen energjinë e punës së saj në ditët kur i kanë lindur heronjtë e vet, qeveria sikur të ishte një shtrigë nekrofile ka vendosur ta gjejë këtë energji tek dita kur heroin tonë e përcollën nga nga kjo botë.

Viti 2018 do jete viti i Pastrimit Magjik!

I pastrimit të parave, të miliardave të narkotrafikut. Të drogës së mbjellë në gjithë Shqipërinë, të drogës që fiku radaret, që bleu shtetin, dhe zgjedhjet parlamentare. Këtë vit që vjen Shqiptarët do shohin sesi pastrohen paratë e drogës në ekonomi. Shumica e popullsisë shqiptare do jetë në gjendje të bëhet dëshmitare, pa përfituar asgjë për vete, të proçeseve magjike të pastrimit kimiko-institucional sesi gjatë 2018 marihuana shndërrohet në beton dhe asfalt.

Jo vetëm me leje ndërtimi por edhe përmes projektesh investimi publike, dhe/ose private ose PPP – Pastrim Parash te Paligjshme ku do përfshihen narkotrafikantë, oligarkë, qeveritarë dhe banka të nivelit të dytë. Pra, e marrim paranë e dalë nga marihuana e tharë dhe e grirë hollë, e fusim në prokurim, i hedhim edhe pak, ose shumë kredi bankare sipas rastit, dhe brenda 21 ditëve ajo shndërrohet në beton dhe ndonjëherë edhe asfalt.

Qe lala durët. Pastaj, presim shiritin dhe dalim në televizor. Rezultati është para e pastër e filtruar me beton, dhe borxh publik për gjithë shqiptarët. Edhe për ata që s’kanë lindur akoma. Për ata që do punësohen dhe do marrin rroga në 2018, ta dinë se janë duke marrë tani lekët e veta të vitit 2022. Kur mos kenë lekë në 2022-shin mos kemi llafe.

Viti 2018 do jetë Viti i Largimit?!

Shqiptarët e ikur me qindra mijëra në 2017 do vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në 2018. Me metoda më të sofistikuara, më të kolauduara, por mbi të gjitha edhe më të vendosur për të ikur se 56% e popullsisë që ishte më parë.

Asgjë dhe askush nuk i mban Shqiptarët më këtu. Politika, por sidomos politikanët që duhet ta bënin këtë, i ngjajnë gjeldetit në funksione dhe performancë.

Ti i fishkëllen, i klith, ai bën tyrlylylyly. Ky është një tingull që nuk buçet, që nuk ngjall shpresë. Shqiptarët do largohen sepse nuk pranojnë të gënjehen me gënjeshtra tyrlylylyly.

Dashuria për njëri tjetrin ka shekuj që e ka braktisur këtë vend. Besimi po kështu. Përveç nesh, thuhet se jo vetëm Sheraton do e kompletojë largimin nga vendi ynë në 2018, por në të njëjtin vit Shqipërisë thuhet se do t’i ikin edhe Lu e Vlahutin.

Viti 2018 do jetë…?!

Është e sigurtë që në Kinë viti 2018 do jetë Viti i Qenit, por siç ka shumë kohë që thuhet – për shkak të Reformes Magjike në Drejtësi – ka të ngjarë që në Shqipëri viti 2018 të jetë Viti i Peshkut. Të shohim…

***

Gjithë të tjerat gjatë vitit 2018 a.d. na mbetet t’i bëjmë vetë, me forcat tona, me shëndetin, muskujt, mundin, financat, dhimbjen, sëmundjen, gëzimin, mendjen tonë, dhe pastaj ta quajmë vitin 2018 si të duam secili prej nesh, pa i dhënë, e pa i kërkuar llogari njeriu për veprimet tona, por sidomos duke mbajtur përgjegjësi personale për veprimet, dhe mos veprimet tona. Se jo për gjë, por nuk na e ka fajin njeri!

Gëzuar fare!

Etiketa: analizadritan shanoshano
Pas

Kërkesa e Prokurorisë për Aqif Rakipin, reagon PDIU-ja

Para

Hermetike Rudina Magjistari, ama flet për propozimin e bashkëshortit

Para
Hermetike Rudina Magjistari, ama flet për propozimin e bashkëshortit

Hermetike Rudina Magjistari, ama flet për propozimin e bashkëshortit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.