Miliarderi britanik ka humbur jetën së bashku me familjen e tij. Gjithçka erdhi si pasojë e përplasjes së hidroavionit me të cilin po udhëtonin, në afëri të Sidenit.
Bashkë më të ndodheshin 2 djemtë e tij, vajza dhe bashkëshortja.
Hidroavioni u aksidentua në lumin Hawkesbury, në veri të Sidneit, të dielën. Avioni drejtohej nga një pilot me eksperiencë.
Në bord ndodheshin Richard Cousins, 58 vjeç, gruaja Emma Bowden, 48-vjeç, vajza Heather 11-vjeç dhe dy djemtë Edward dhe William, përkatësisht 23 dhe 25-vjeç.
Familja e miliarderit ndodhej në Australi për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, por gjithçka u kthye në tragjedi.
Cousins është shefi ekzkekutiv i gjigandit britanik të hotelerisë ‘Compass’ që nga viti 2006 dhe këtë vit zuri vendin e 11-të midis 100 shefave më të mirë në botë.
Biznesmeni dhe dy djemtë e tij përjetuan një tragjedi në vitin 2015 kur gruaja e tij e parë Caroline, nëna e djemve vdiq.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=EyWu_kph-bA&feature=youtu.be